Bota

U bë viktima e parë nga zjarret në Greqi, Michalos para se të përfshihej nga flakët: Shpresoj mos të ketë humbje jetësh

6 Gusht 2021, 18:55 Nga DOSJA
U bë viktima e parë nga zjarret në Greqi, Michalos para se

GREQI- Biznesmeni Konstantinos Michalos është viktima e parë nga zjarret në Greqi. Ai pak më parë se të humbte jetën duke u munduar që të shpëtonte fabrikën e tij nga flakët, kishte bërë një postim në Facebook, ku falenderoi zjarrfikësit dhe vullnetarët për punën e bërë. Kathemirini shkruan se ai ka kërkuar se dëmet nga zjarret të jenë të kufizuara dhe mos të ketë humbje jetësh dhe kafshësh duke shtuar se përgjegjësit për zjarret duhet të marrin dënimin e duhur.

 “Një falënderim i madh zjarrfikësve dhe vullnetarëve që bëjnë një luftë të pabarabartë me flakën e zjarrtë! Dëmi të jetë i kufizuar vetëm në material dhe të mos kemi humbje në jetë njerëzish dhe kafshë. Ka përgjegjësi specifike dhe shumë gabime dhe më në fund duhet të ketë përgjegjësi në këtë vend me pasoja të veçanta! Nuk do të thotë që kjo katastrofë do të kalojë kështu!

Këshilltari i qeverisë për tregtinë dhe industrinë Konstantinos Michalos ka humbur jetën ditën e sotme nga zjarret në Greqi. Ai është bërë viktima e parë nga zjarret në Greqi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni konstantinos michalos konstantinos michalos

Sondazh

Poll