Bota

Revolta e shqiptarëve, Bashkia Korçë nuk bën hapa pas: Bregovic është një këngëtar i madh, nuk anulohet koncerti

6 Gusht 2021, 18:10 Nga DOSJA
Revolta e shqiptarëve, Bashkia Korçë nuk bën hapa pas:

KORÇË– Bashkia Korçë nuk do ta anulojë koncertin për Festën e Birrës ku do të këndojë edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Pavarësisht reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe bojkotimit nga artistët shqiptarë, Bashkia e Korçës ka deklaruar se gjithçka është mbyllur dhe Bregovic do të këndojë në këtë koncert

Lajmin e ka bërë të ditur për KaALLXO.com, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë e cila e ka quajtur një këngëtar të madh Bregovic. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.

“Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare. Bashkia e Korçës refuzon të përfshihet në një debat që tenton të politizojë Festën e Birrës. Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombetarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës,”- tha Terova.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll