Bota

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi: Është vendosur data 17 tetor, 20 ditë para nis fushata parazgjedhore

6 Gusht 2021, 16:31 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi: Është

MAQEDONIA E VERIUT- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në datë 17 tetor. Këtë gjë e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili ka deklaruar se kjo datë është më e përshtatshme për zgjedhjet lokale. Ndërkohë që është bërë e ditur se fushata parazgjedhore pritet që të nisë 20 ditë para datës që do të mbahen zgjedhjet.

“Sot e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë komunash dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021”, njoftoi Xhaferi.

Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në shtator, por u shtyn për një muaj për shkak se në shtator duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë, i cili u shty për në vjeshtë për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid-19 në prill, kur ishte paraparë të realizohej regjistrimi i popullsisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni talat xhaferi zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut talat xhaferi zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll