TIRANË– Një 35-vjeçari, i identifikuar si Etmond Kenga, ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve. Në kuadër të operacionit “Biza”, u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, Dilaver Sula.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.4 operacioni policor i koduar “Biza”. U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 35-vjeçari si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Biza” në kuadër të cilit bënë arrestimin e shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 15m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e Bizës.
Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin dhe një motorrsharrë me të cilën është prerë lënda drusore. Në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se në pyllin e Bizës, në bashkëpunim me shtetasin E. K., në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh e drurësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, institucion i njohur ndryshe si SPAK, ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish...
SHKODËR– Drejtori i zjarrfikësve në Shkodër, Agron Dibra ka folur lidhur me problematikat që hasin punonjësit e tij përgjatë stinës së verës, duke pë...
ITALI– Sot në mëngjes, Anti-Mafia finalizoi një urdhër për konfiskimin e pasurisë së një biznesmeni italian, i lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas. Në kuadër të ope...
KUKËS– Situata e zjarreve në Kukës vazhdon të jetë kritike në zonën e malit të Rrunës, ku flakët kanë përfshirë siperfaqe të mëdha dhe për shuarjen e tyre ...
SHKODËR– Dita e sotme në Shkodër është paraqitur më e qetë përsa i përket zjarreve ku pjesa më e madhe e tyre sidomos ata që ishintë rrezikshëmjanë vënë në...
DURRËS- Dhjetëra udhëtarë që kishin panifikuar udhëtimin nga porti i Durrësit për në Bari mbrëmjen e djeshme i është dashur të presin gjithë natën dhe të n...
KOLONJË-Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Shelegur të Kolonjës ku flakët nuk kanë ‘zaptuar’ sipërfaqe të madhe dhe nuk përbëjnë rrezik për ban...