Aktualitet

Kishte tre emra! Kapet 47-vjeçari, do ekstradohet në Itali, Apeli i Anconës e ka dënuar me 6 vite burg

6 Gusht 2021, 08:56 Nga DOSJA
Kishte tre emra! Kapet 47-vjeçari, do ekstradohet në Itali, Apeli i

TIRANË– Një 47-vjeçar, me tre emra, është arrestuar nga Policia pasi është dënuar nga Gjykata e Anconës në Itali për trafik droge. Kreshnik Budlla, i njohur edhe me dy emrat e tjerë, Besnik Farruku dhe Sokol Koci, është dënuar nga autoritetet italiane me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik farruku kreshnik budlla sokol koci besnik farruku kreshnik budlla sokol koci

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:36

DURRËS– 7 persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit “Motoristi”, ndërsa u kapën 62 kg kanabis. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga o...

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:30

DURRËS– 7 persona janë prangosur nga Policia e Durrësit, pasi janë kapur me 62 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kanabis. Operacioni i koduar “Motoristi”...