Aktualitet

Jaht luksoz, Lamborghini, prona pa fund! Konfiskohet pasuria e pronarit italian, punësoi shqiptarë si trafikantë droge, ‘ma

6 Gusht 2021, 10:05 Nga DOSJA
Jaht luksoz, Lamborghini, prona pa fund! Konfiskohet pasuria e pronarit italian,

ITALI– Sot në mëngjes, Anti-Mafia finalizoi një urdhër për konfiskimin e pasurisë së një biznesmeni italian, i lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas. Në kuadër të operacionit “Dama Bianca”, biznesmenit iu sekuestruan pasuri, jahte, makina, pasi akuzohet se ishte i përfshirë në një grup që merrej me trafikun e lëndëve narkotike bashkë me disa shqiptarë.

Ekzekutimi i vendimit të sotëm, ka arkëtuar 32 pasuri të patundshme, 3 automjete, njëri prej të cilave Lamborghini, 1 mjet lundrimi luksoz, e raporte financiare me vlerë 3 milionë euro, informon Ora Neës.

Sipërmarrësi italian akuzohej për korrupsion në tendera publike për ndërtimin e Aquila-s, qytet thuajse i rrënuar pas tërmetit të vitit 2009. Hetimet zbuluan sesi ai ofronte  mbështetje logjistike për transportin e drogës me mjetet e tij, ndërkohë që pasurinë e grumbulluar nga trafiku e drogës e fshihte duke e vendosur në emrin e të afërmve të tij, ose tek personat që kishte besim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni dama bianca operacioni dama bianca

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:36

DURRËS– 7 persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit “Motoristi”, ndërsa u kapën 62 kg kanabis. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga o...

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:30

DURRËS– 7 persona janë prangosur nga Policia e Durrësit, pasi janë kapur me 62 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kanabis. Operacioni i koduar “Motoristi”...