Aktualitet

SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë, 6 muaj për mjekun Edvin Prifti

6 Gusht 2021, 10:38 Nga DOSJA
SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, institucion i njohur ndryshe si SPAK, ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, dhe të arrestuarit e tjerë.

Përveç, gjyqtares, SPAK ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet për mjekun kardiolog të QSUT, Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.

“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021,”- thuhet në njoftim.

Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës. Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit dhe nga hetimet, SPAK ka provuar dy raste të tilla.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleida hoxha lihet ne burg enkeleida hoxha enkeleida hoxha lihet ne burg enkeleida hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:36

DURRËS– 7 persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit “Motoristi”, ndërsa u kapën 62 kg kanabis. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga o...