Aktualitet

Vonohen nisjet e trageteve për në Bari, udhëtarë presin gjithë natën në portin e Durrësit

6 Gusht 2021, 08:37 Nga DOSJA
Vonohen nisjet e trageteve për në Bari, udhëtarë presin

DURRËS- Dhjetëra udhëtarë që kishin panifikuar udhëtimin nga porti i Durrësit për në Bari mbrëmjen e djeshme i është dashur të presin gjithë natën dhe të nisen në mëngjes.

Tragetet e linjës Durrës-Bari, e përkatësisht trageti “Rigel III” dhe “AF Marina”, të parashikuar për tu nisur mbrëmë në mesnatë kanv dalë sot në mëngjes nga porti i Durrësit.

“Rigel III” u nis nga porti i Durrësit rreth orës 03:10, ndërsa “AF Marina” rreth orës 06:30.

Trageti i linjës Durrës-Bari, “Af Marina” është nisur për në brigjet italiane me një diferencë të theksuar kohore nga ora e parashikuar, teksa qytetarëve u është dashur të presin për rreth 6 orë për t’u nisur për udhëtim.

Burime nga APD bëjnë me dije se problemi qëndron nga pala italiane, pasi trageti “AF Marina” është nisur vonë nga Bari drejt Durrësit e për pasojë dhe kthimi ka qenë i vonë, pasi janë kryer procedurat e zbarkimit të atyre që ky traget ka sjellë dhe janë imbarkuar udhëtarët e mjetet që qëndronin në pritje për t’u nisur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet linja durres-bari porti i durresit linja durres-bari porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:36

DURRËS– 7 persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit “Motoristi”, ndërsa u kapën 62 kg kanabis. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga o...

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:30

DURRËS– 7 persona janë prangosur nga Policia e Durrësit, pasi janë kapur me 62 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kanabis. Operacioni i koduar “Motoristi”...