Aktualitet

Shuhen vatrat e zjarrit në Fushë-Arrëz dhe Cukal, neutralizohen në Malin e Taraboshit, në Parkun Kombëtar të Thethit situ

6 Gusht 2021, 09:36 Nga DOSJA
Shuhen vatrat e zjarrit në Fushë-Arrëz dhe Cukal, neutralizohen

SHKODËR– Dita e sotme në Shkodër është paraqitur më e qetë përsa i përket zjarreve ku pjesa më e madhe e tyre sidomos ata që ishintë rrezikshëmjanë vënë nën kontroll, disa prej tyre janë shuar totalisht.

Bashkia Shkodër bën me dije se është punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve dhe vatra më e madhe e zjarrit në Malin e Taraboshit është shuar nga shërbimi zjarrfikës u angazhuan 10 efektiv me nga 3 mjete zjarrfikës  dhe 5 punonjës ADZM Shkodër.

Vatra e zjarrit në Fushë-Arrëz është shuar përfundimisht pa shënuar dëme njerëzore apo në banesa vetëm në siperfaqe të djegura nga flakët ku 22 hektarë me pishë të zezë janë shkrumbuar. Operacioni i ndërhyrjes angazhoi 35 forca të armatosura nga Reparti Ushtarak Vau Dejës, 32 forca policore, 18 efektiv zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikës, 52 forca vullnetare , 65 forca bashkiake dhe 14 persona, pjesë e shërbimit pyjor.

Edhe parku i Thethit është rrezikuar, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll shumë shpejt. Është djegur 0.4 ha tokë, ndërsa vatra është izoluar plotësisht. Janë shuar përfundimisht edhe 2 vatrat e zjarrit në Cukal dhe në Njësinë Administrative Temal nga strukturat e Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit

Lajm kryesor: Dita e 14 e ‘betejës’ me flakët, qetësohet situata në fshatrat Gumenicë dhe Gjorm! Sot vjen ndihma nga Çekia dhe Holanda, do ndërhyjnë nga ajri

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shkoder zjarret ne shqiperi zjarret ne shkoder zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:36

DURRËS– 7 persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit “Motoristi”, ndërsa u kapën 62 kg kanabis. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga o...

Aktualitet 6 Gusht 2021, 08:30

DURRËS– 7 persona janë prangosur nga Policia e Durrësit, pasi janë kapur me 62 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kanabis. Operacioni i koduar “Motoristi”...