Aktualitet

Do bëhen investime! Tkurren zonat e mbrojtura, projekt-vendimi i Ministrisë heq rreth 15 mijë ha sipërfaqe nga harta

6 Gusht 2021, 08:13 Nga DOSJA
Do bëhen investime! Tkurren zonat e mbrojtura, projekt-vendimi i

TIRANË– Një projektvendim i Ministrisë së Mjedisit synon që të heqë nga hartat e zonave të mbrojtura rreth 15 000 ha sipërfaqe! E gjitha për t’u hapur rrugë investimeve.

Sipas projektvendimit të siguruar nga “Ora”, zonat që diskutohet të preken janë në vijën bregdetarë ku është e përqëndruar rreth 75% e specieve më rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përmendur Velipojën, Karavastanë, Nartën etj.

Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla.

Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë (Lushnjë), Lumi i Gashit (Tropojë), Rrajca (Librazhd) dhe Kardhiqi (Gjirokastër), 11 parqe kombëtare; 300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura burimesh. Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe të përgjithshme 109 050 ha, 10,5 % të fondit pyjor dhe 3,8 % të sip së përgjithshme të vendit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mjedisit zonat e mbrojtura ne shqiperi ministria e mjedisit zonat e mbrojtura ne shqiperi

Sondazh

Poll