Aktualitet

Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, SPAK merr në dorë hetimin për Selim Çekajn

6 Gusht 2021, 08:04 Nga DOSJA
Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, SPAK merr në

DURRËS– Dosja në ngarkim të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, është marrë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo për shkak se Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për çështjen, duke dërguar të gjitha provat në SPAK. 

Të premten ishte parashikuar të mbahej seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, por gjykimi ndaj tij u shty për një ditë më vonë nga togat e zeza. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve, të cilët nuk ishin njoftuar. Seanca e radhës u vendos të shtunën në orën 11, kur Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse Selim Çekaj do të vijojë të qëndrojë në qeli apo jo.

Ndërkohë Gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për Selim Çekajn. Çekaj u arrestua një ditë më parë në Portin e Durrësit pasi në konteinerin e firmës së tij u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane.

Konteineri doli me pullë të kuqe në skanerin e portit, dhe vetë Selim Çekaj kërkoi që të hapej. Kur pa lëndën narkotike, ai deklaroi se nuk kishte lidhje me të pasi është vetëm një tregtar frutash. I biri, Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbën Garden”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet selim cekaj prokuroria e durresit selim cekaj arrestohet selim cekaj prokuroria e durresit selim cekaj

Sondazh

Poll