Aktualitet

Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, neutralizohen flakët

5 Gusht 2021, 16:28 Nga DOSJA
Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës,

SHQIPËRI– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se zjarri në zonën e lumit të Vlorës është neutralizuar. Përmes një statusi me foto nga aksioni i zjarrfikëses në këtë zonë, Peleshi shkruan se është parandaluar katastrofa në lumin e Vlorës.

Në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndërsa ndërhyrje po bëhen edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) e zona të tjera të Shqipërisë ku ka vatra aktive.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje. Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim. Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj,”- shkruan Peleshi.

LAJM KRYESOR: E frikshme në Gjorm të Vlorës, zjarri ‘pushton’ fshatin, evakuuohen banorët! Vetëm dy zjarrfikësve në vendngjarje, Peleshi: Të shmangim më të keqen 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi zjarret ne shqiperi niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll