Aktualitet

Thasë me patate e qepë, OPERACIONI në Gjegjan zbulon ‘strofullën’ e kujdestarëve të kanabisit, RENEA gjeti tendat bosh

5 Gusht 2021, 14:35 Nga DOSJA
Thasë me patate e qepë, OPERACIONI në Gjegjan zbulon

PUKË– Videoja që po shikoni vjen nga Gjegjani i Pukës, ku forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion antikanabis, por janë kthyer me duart bosh. Pamjet e operacionit tregojnë rrënjët e kanbaisit që janë sekuestruar, bashkë me kubikët e përgatitur, pavarësisht se sasia nuk është bërë ende me dije nga ana e autoriteteve.

Gjithashtu, në video shihen tendat, brenda të cilave ka dyshekë, çarçafë e jastëkë, patate, qepë dhe ushqime, gjë që tregon qartë se aty kanë jetuar ‘kujdestarët e kanabisit’, por që kur forcat RENEA shkuan, nuk ishin aty.

Partia Demokratike zbuloi dje këtë operacion të zhvilluar në Pukë, teksa në denoncim shkruanre se forcat RENEA kanë zbuluar një parcelë me kanabis në Pukë si dhe kanë ndaluar oficerin i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Sipas Partisë Demokratike, Bicukaj, oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij, Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit. Këto informacione nuk përmenden nga Policia e Shtetit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet renea ne puke renea ne puke

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 13:05

LUSHNJE– Në javë pas vrasjes së Romeo Hasallës në fshatin Garunjas të Lushnjës, vëllai i viktimës ka treguar gjithë çfarë ndodhi atë mëngjes në tok...