Aktualitet

Denoncimi i PD-së për parcelën me kanabis, policia bën publik operacionin: RENEA zbriti me litar në Gjegjan të Pukës! Asn

5 Gusht 2021, 14:17 Nga DOSJA
Denoncimi i PD-së për parcelën me kanabis, policia bën

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë publik e zhvilluar një ditë më parë në Pukë, pas denoncimit të Partisë Demokratike për gjetjen e parcelës me kanabis. Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se operacioni i koduar “Qafa e Helmit” është realizuar në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë, ku efektivët e forcave RENEA kanë kanë zbritur me litar nën një zonë mes shkurreve për të shkuar ne vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike në tokë dhe në kubikë.

Gjithsesi në njoftim nuk bëhet me dije sasia e drogës së sekuestruar, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Policia shton se vijojnë hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur implikim ose jo nga ana e inspektorëve të Policisë së zonës.

Njoftimi nga Policia e Shtetit: Vijojnë kontrollet dhe operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Qafa e Helmit”, i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Operacioni në një terren shumë të vështirë në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë. Në operacion morë pjesë Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH dhe DVP Shkodër. Për gjetjen e vendit të kultivimit forcat speciale RENEA kanë kryer disa orë kontrolle në një zonë malore. 

Në vijim të kontrolleve dhe të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Qafa e Helmit”, në zonën e fshatit Shkozë, Njësia administrative Gjegjan, Pukë, Shkodër, kishte të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë në tokë dhe në kubikë, është organizuar operacioni policor i koduar “Qafa e Helmit”. Pas disa orësh monitorim me helikopter u bë i mundur identifikimi i vendit ku ishin kultivuar bimët narkotike cannabis sativa, një terren malor i thepisur dhe i pyllëzuar, çka ka vënë në vështirësi dhe rrezik jetën e forcave speciale RENEA, të cilët kanë zbritur me litar nën një zonë mes shkurreve për të shkuar ne vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike në tokë dhe në kubikë. Nga grupi hetimor vijojnë veprimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të përshirë në këtë veprimtarisë kriminale, si dhe për të vërtetuar nëse ka pasur implikim ose jo nga ana e inspektorëve të Policisë së zonës, pavarësisht terrenit malor të vështirë.

Partia Demokratike zbuloi dje këtë operacion të zhvilluar në Pukë, teksa në denoncim shkruanre se forcat RENEA kanë zbuluar një parcelë me kanabis në Pukë si dhe kanë ndaluar oficerin i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Sipas Partisë Demokratike, Bicukaj, oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij, Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit. Këto informacione nuk përmenden nga Policia e Shtetit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet puke renea ne puke puke renea ne puke

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 13:05

LUSHNJE– Në javë pas vrasjes së Romeo Hasallës në fshatin Garunjas të Lushnjës, vëllai i viktimës ka treguar gjithë çfarë ndodhi atë mëngjes në tok...