Aktualitet

Report TV: Besim Hajdarmataj u shkarkua se iu zbulua telefoni i dytë, bisedonte me kriminelë. Prokurori: S’kam qëndruar kur

5 Gusht 2021, 13:31 Nga DOSJA
Report TV: Besim Hajdarmataj u shkarkua se iu zbulua telefoni i dytë,

TIRANË- Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me shkarkimin e prokurorit Besim Hajadarmataj.

Sipas Report Tv, pas publikimit të hetimeve, rezultoi se prokurori kishte një numër, i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj. Ky i fundit kishte komunikuar me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.

Në fakt, emri mbante numrin një gruaje nga Fieri. Nga ky numër, mbrëmjen e 27 korrikut 2017, në orën 22:03, prokurori Besim Hajdarmataj i kishte nisur dy mesazhe një personi të botës së krimit në Shqipëri. Kjo provë u soll nga prokurorët dhe gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar për monitorimin dhe Vetingut.

Kur Besim Hajdarmataj u gjend përballë kësaj prove i kapur në befasi, nisi të mohonte se numri i telefonit ishte i tij, madje pretendoi se në Fier nuk kishte qëndruar më shumë se gjysmë orë, por në fakt numrin e kishte deklaruar në ILDKP disa vite më parë.

Dje u mbyll karriera në drejtësi për një nga hetuesit më të njohur të Prokurorisë, Besim Hajdarmataj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra duke rrëzuar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin e tij në detyrë. I pranishëm në seancë, me kufje në vesh për të dëgjuar çdo fjalë ishte dhe kreu i ONM-së në Shqipëri, Theo Jacobs. Pas hetimeve të kryera nga KPA-ja, rezultoi se Hajdarmataj nuk i justfikonte pasuritë e tij dhe kishte treguar mangësi të mëdha të njohjes ligjore në shumë çështje që kishte gjykuar gjatë karrierës së tij.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj shkarkohet besim hajdarmataj besim hajdarmataj shkarkohet besim hajdarmataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 13:05

LUSHNJE– Në javë pas vrasjes së Romeo Hasallës në fshatin Garunjas të Lushnjës, vëllai i viktimës ka treguar gjithë çfarë ndodhi atë mëngjes në tok...