Aktualitet

Qeveria Rumune i dhuron Shqipërise 150 mijë doza vaksina anti-Covid

5 Gusht 2021, 15:09 Nga DOSJA
Qeveria Rumune i dhuron Shqipërise 150 mijë doza vaksina anti-Covid

RUMANI– Qeveria e Rumanisë ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook. Balla në shënimin e tij i ka shprehur mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Postimi i plotë:

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rumania i dhuron vaksina shqiperise taulant balla rumania i dhuron vaksina shqiperise taulant balla

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 13:05

LUSHNJE– Në javë pas vrasjes së Romeo Hasallës në fshatin Garunjas të Lushnjës, vëllai i viktimës ka treguar gjithë çfarë ndodhi atë mëngjes në tok...