Shi, breshër dhe tornado! Parashikimi i frikshëm që prek dhe Shqipërinë, çfarë na pret pas të nxehtit afrikan dhe zjarre
5 Gusht 2021, 13:46Nga DOSJA
TIRANË–Severe Weather, agjencia ndërkombëtare meteorologjike ka parashikuar ndryshim të fortë të motit në rajon duke paralajmëruar erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, përmbytje dhe duke mos përjashtuar mundësinë për një tornado gjithashtu.
Që pasditen e sotme, agjencia në fjalë parashikon ndryshime të motit, pas valës së të nxehtit afrikan. Kroacia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet që pritet të preken nga ky ndryshim moti në Ballkan. As Turqia nuk bën përjashtim.
“Rrezik i lartë është lëshuar për Kroacinë jugore, Bosnjën jugore, Serbinë jugperëndimore, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe veriperëndimin e Maqedonisë së Veriut me një kërcënim erërash të forta që mund të shkaktojnë dëme të mëdha, breshër gjigant, reshje të rrëmbyeshme që sjellin përmbytje.
Edhe një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh erërat mjaft të forta jug-juglindore përgjatë bregdetit juglindor të Adriatikut, afërsisht nga Kroacia, dhe më në jug përgjatë Malit të Zi në bregdetin shqiptar,”- shkruhet në artikull.
Shqipëria dhe shumë vende të tjera në rajon e botë janë përfshirë nga zjarre të shumta për 13 ditësh, ngjarje që kanë sjellë dëme të mëdha në zonat e prekura, duke shkaktuar edhe viktima. Dhe, zbauar në këtë parashikim, natyra nuk ka ndërmend të qëndrojë e qetë.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me shkarkimin e prokurorit Besim Hajadarmataj.Sipas Report Tv, pas publikimit të hetimeve, rezultoi se prok...
SARANDË– Dy turistë të huaj, Ahmed Akra 23 vjeç dhe Ahmed Mkalolak kanë rrezikuar të mbyten sot, teksa laheshin në ujërat e ftohtë të Kanalit të &Cc...
Aktualitet 5 Gusht 2021, 13:05
LUSHNJE– Në javë pas vrasjes së Romeo Hasallës në fshatin Garunjas të Lushnjës, vëllai i viktimës ka treguar gjithë çfarë ndodhi atë mëngjes në tok...
KUKËS-Policia e shtetit gjat një kontrolli për lehtësimin e lëvizjeve në pikat kufitare, në pikën kufitare të Morinës ka bërë me dije se se përgjatë sezoni...
GREQI– Një shqiptar dhe dy grekë janë plagosur orët e para të mëngjesit pas një përplasje të armatosur në lagjen Peristeri të Athinës. Sipas Protothema, përplas...
TIRANË– Policia e shtetiit ka njoftuar se janë vënë në pranga 9 persona për vepra të ndryshme penale ku tre prej tyre ishintë shpallur në kërkim.Policia bë...
VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar mbi aituatën e Nartës ku ra zjarr paraditene sotme. Ai ka thënë se ky zjarr ishte i qëllimshëm ...
TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda së bashku me avokaten Majlinda Hasani kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Apelit të Posaçëm. ...
VLORË– Flakët në fshatin Gjorm të Selenicës janë shtuar duke vënë në rrezik edhe dy fshatra të tjerë.Kryeplaku i fshatit Gjorm Klodi Sinaj, ka bërë me dije...