Aktualitet

Merr fund ‘ngërçi’ me përpunimin e mbetjeve në Durrës, Bashkia nis zyrtarisht pagesat

4 Gusht 2021, 20:16 Nga DOSJA
Merr fund ‘ngërçi’ me përpunimin e mbetjeve në

DURRËS– Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar vendimin për kryerjen e pagesës duke i hapur rrugë shlyerjes së detyrimeve ndaj kompanisë private që ka përpunuar mbetjet e qytetit, prej një viti e dy muajsh.

Mbledhja është zhvilluar ditën e sotme, në të cilën është vendosur që për periudhën gusht-dhjetor të këtij viti të paguhen 154 milionë e 836 mijë e 400 lekë kundrejt kësaj kompanie.

“Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ku ka miratuar një vendim të rëndësishëm: – Për miratimin e përdorimit të fondit të përfituar në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 496, datë 30.07.2021 “Për miratimin e kërkesës së bashkisë Durrës për mbështetje financiare nga qeveria qendrore për menaxhimin e mbetjeve,”- thuhet në njoftim.

Pas publikimit në media të skandalit mjedisor me mbeturinat në Durrës dhe Kavajë, qeveria mori vendimin për mbështetjen financiarisht të Bashkisë Durrës për menaxhimin e mbetjeve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plehrat ne durres plehrat ne durres

Sondazh

Poll