Aktualitet

Helikopteri mbushet me ujë në plazhin e Livadhit dhe niset drejt vatrave të zjarrit

4 Gusht 2021, 20:01 Nga DOSJA
Helikopteri mbushet me ujë në plazhin e Livadhit dhe niset drejt

HIMARË– Helikopteri që është në gatishmëri për të shuar flakët në Himarë, mbushet me ujë në plazhin e Livadhit në Himarë. Siç shihet edhe në pamje, helikopteri i Forcave Ajrore ulet për t’u mbushur me ujë në plazhin e Livadhit në Himarë dhe më pas niset për në vatrat e zjarrit.

Gjithsej janë 13 vatra aktivë në vende të ndryshme të Shqipërisë. Zona më në rrezik për momentin është ajo e Fushë Arrëzit ku flakët kanë shkuar pranë banesave.

 Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll