Aktualitet

Tërmeti në Korçë, mblidhet me urgjencë Shtabi i Emergjencave Civile

1 Qershor 2019, 14:11 Nga DOSJA
Tërmeti në Korçë, mblidhet me urgjencë Shtabi i

KORÇË- Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari ka mbledhur sot shtabin e emregjencave pas situatës së rëndë që la pas tëmeti.

Sipas Prefektit banorët nuk do lejohen të hyjnë në banesa e tyre, pasi një pjesë e tyre janë kthyer në të pabanueshme.

Banorët do të sistemohen nëpër çadra, ndërkohë që do shpërndahen ushqime në fshatrat Floq, Qafzezë dhe Vidohovë.

“Bashkia e Korçës të marrë masa për ujin e pijshëm. Të gjithë elementët e tjerë që duhet t’u vijmë në ndihmë. Nëse do na duhen vullnetarë, rinia korçare të vijë në ndihmë të vënies së çadrave”, tha Spirollari.

Pas kësaj situate të krijuar, në Korçë ka shkuar dhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Cako dhe zv. ministri Petro Koçi janë nisur drejt Korçës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhori spirollari haki cako petro koçi shtabi i emergjencave termet ne korce dhori spirollari haki cako petro koçi shtabi i emergjencave termet ne korce

Sondazh

Poll