Aktualitet

Tiranë/ Efektivi i FNSH qëllon me plumb në kokë kushëririn e parë, plagoset rëndë 50-vjeçari (EMRAT)

1 Qershor 2019, 12:15 Nga DOSJA
Tiranë/ Efektivi i FNSH qëllon me plumb në kokë

TIRANE- Një konflikt mes dy kushërinjve të parë ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, në zonën e Pezës në fshatin e quajtur Dorëz, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëlluar me plumb në kokë, kushëririn e tij të parë, Enver Karaj.

I plagosuri është Enver Karaj dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi plumbi që ka marrë i rrezikon jetën. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ende s’ka të dhëna për gjendjen e tij.

Autori i plagosjes Flamur Karaj, shërben prej disa vitesh në repartin FNSH, ndërkohë që pas plagosjes ai ka shkuar në polici, ku edhe është vetëdorëzuar.

Ende nuk ka të dhëna pse degradoi në përdorimin e armës konflikti mes dy kushërinjve, ndërsa policia në njoftimin zyrtar thotë se ka qenë një konflikt momental.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enver karaj flamur karaj plagosje me arme zjarri ne peze enver karaj flamur karaj plagosje me arme zjarri ne peze

Sondazh

Poll