Aktualitet

Tërmetet në Korçë/ Meta: I shqetësuar për pasojat e rënda, shërim të shpejtë të plagosurve

1 Qershor 2019, 12:08 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë/ Meta: I shqetësuar për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën në Korçë pas tëmeteve. Meta shprehet i shqietësuar për pasojat e rënda që kanë lënë goditjet e fuqishme dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Më tej Presidenti u ka bërë thirrje autoriteteve qendrore që ta ndjekin me shumë vëmendje këtë ngjarje të rëndë.

Reagimi zyrtar i Metës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

Presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi.

Presidenti Meta u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar.

Qyteti i Korçës është tronditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm 5.5 ballë. Mësohet se janë dëmtuar rreth 60 shtëpi dhe e gjithë zona është evakuuar. 

Banorëve u janë dërguar 40 çadra për t’u strehuar. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta meta per termetin termeti ne korce ilir meta meta per termetin termeti ne korce

Sondazh

Poll