Aktualitet

Marshimi për 1 Qershorin/ Fëmijët në Elbasan përcjellin mesazhe kundër bullizmit (Foto+VD)

1 Qershor 2019, 13:14 Nga DOSJA
Marshimi për 1 Qershorin/ Fëmijët në Elbasan përcjellin

ELBASAN-Fëmijët e qytetit vendosën që 1 Qershorin ta përkujtojnë më një marshim sensibilizues në bulevardin “Qemal Stafa”. Me pankarta në duar, ata vendosën theksin në fenomenin e bullizmit në shoqërinë e sotme.

Sipas një studimi të kryer në Shqipëri rezulton se 1 në 3 fëmijë bullohet, ndërsa mjediset shkollore nuk janë të sigurta për ta.

Me pankarta në duar të cilat përcillnin mesazhe sensibilizuese, duke kërkuar prej ligjvënësve të nxisin fëmijët të jenë më aktiv, të jenë të lumtur dhe të jetë kjo një ditë për të kërkuar të drejta, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit të fëmijëve.

Në krye të këtij organizimi, Erkana Tana u shpresh se figura e psikologut në shkolla luan një rol të rëndësisëhm në shkollat shqiptare.

“Psikologu në shkolla është një nga mekanizmat e luftimit të bullizmit. Fatkeqësisht në qytetin e Elbasanit ky shërbim nuk ofrohet në masën e duhur, pasi një psikolog i duhet të mbulojë disa institucione arsimore.”

 

 

L.K & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festa e 1 qershorit marshimi ne elbasan festa e 1 qershorit marshimi ne elbasan

Sondazh

Poll