Aktualitet

4 makina përfshihen në aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 2 të lënduar, bllokohet rruga (FOTO)

1 Qershor 2019, 12:21 Nga DOSJA
4 makina përfshihen në aksident në autostradën

TIRANË– Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në kthesën që të çon në bregdetin e Gjirit të Lalzit.

Burime nga vendngjarja, i thanë Dosja.al se katër automjete janë përplasur dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident. Policia njofton se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije gjithashtu se përplasja e automjeteve ka bllokuar trafikun në autostradë, dhe vargu i makinave është deri në Vorë. Siç shihet nga fotot e siguruar nga Dosja.al, makinat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar kaos dhe trafik.

Njoftimi i policisë

Durrës /Informacion Paraprak

Më datë 01.06.2019, rreth orës 13:50 , në autostradën Tiranë-Durrës, ka ndodhur nje perplasje mjetesh ku si pasojë janë lënduar dy persona , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(f.m f.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne autostraden tirane-durres gjiri i lalzit perplasen 3 makina tirane-durres aksidenti ne autostraden tirane-durres gjiri i lalzit perplasen 3 makina tirane-durres

Sondazh

Poll