Aktualitet

Vrasja e trefishtë në Zvicër, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin: Shoqen e shqiptares e nxorri në ballkon, ulëriti në spanji

1 Qershor 2019, 11:57 Nga DOSJA
Vrasja e trefishtë në Zvicër, dëshmitarët

Fqinjët të cilët telefonuan policinë e Zvicrës dhe e lajmëruan për pengmarrjen e dy të rejave nga 60-vjeçari, tregojnë tmerrin që kanë parë. 

Dëshmitarë mësohet të kenë treguar për mediat lokale frikën që kanë kaluar teksa janë urdhëruar të futeshin në shtëpitë e tyre e të mos dilnin nga banesat, ndërkohë që policia po mundohej të arrinte një marrëveshje me 60-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Një prej dëshmitarëve tregon se një nga ‘pengjet’ (shoqen e shqiptares) e kishte nxjerrë në ballkon, por më pas 60-vjeçari u bërtiste në spanjisht.

Shikoni se çfarë keni bërë,”- mësohet t’u ketë thënë ai.

Ngjarja e rëndë mësohet të ktë ndodhur një ditë më parë në Zyrih të Zvicrës. Një 60-vjeçar kishte marrë peng të dashurën e tij shqiptare 34 vjeçe dhe një shoqe të sajën. Më pas ai ka vrarë dy të rejat dhe veten.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 60-vjecari vret te dashuren shqiptare vrasja e trefsihte ne zvicer 60-vjecari vret te dashuren shqiptare vrasja e trefsihte ne zvicer

Sondazh

Poll