Aktualitet

Kush i rekrutoi dhe i ndihmoi të kalojnë nga Turqia për të luftuar për ISIS? SPAK do të marrë në pyetje gratë shqiptare

4 Gusht 2021, 14:42 Nga DOSJA
Kush i rekrutoi dhe i ndihmoi të kalojnë nga Turqia për të

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet që në vijim të marrën në pyetje 5 gratë të cilat këtë diel u kthyen në Shqipëri  nga Siria. Burime nga SPAK bëjnë me dije se gratë do të merren në pyetje këto ditë, ndërsa prokurorët e strukturës antikorrupsion do shkojnë në qendrën e posaccme në Durrës për ti marrë deklarimet.

Përmes marrjes në pyetje SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Gjithashtu burimet bëjnë me dije se do kërkohet informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar këto shtetase që  të kalojnë nga Shqipëria përmes itenerarit nga Turqia me destinacion final Sirinë.

Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin,  i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish- prokurorisë për krimet e rënda, ka të bëjë me faktin se  kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Megjithatë për këtë cështje ka disa të dënuar, njëri prej të cilëve u vendos në regjimin 41 bis për herë të dytë. Disa ditë më parë, u riatdhesuan Brunilda Koçollari, Emanuela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe Klotilda Zani.

Pasi mbërritën në Rinas, 5 gratë dhe 14 fëmijët u dërguan në Durrës ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e do tu bëhen të gjithë trajtimet mjekësore dhe psikologjike.

Marrë nga Top Channel

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:39

Merr flakë shtëpia në Dukat të Vlorës

VLORË– Një shtëpi mësohet se është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak për zjarrin është ...

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:35

TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja nuk ka dhënë lajme të mira në lidhje me parashikimin e motit, në këto ditë të nxehta gushti, në të cilat shpresohet të ket...