‘Merrni motorsharrat…’/ Haki Çako ngul këmbë tek e tija: Edhe në botë flakët nuk shuhen me kompjuter
4 Gusht 2021, 12:38Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka treguar situatën aktuale të vatrave të zjarreve në vend, duke adresuar edhe komentet për mjetet e përdorura për shuarjen e flakëve. I ftuar përmes një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, ai u shpreh se strukturat janë të gjitha të angazhuara dhe të gjithë janë pajisur me mjete mbrojtëse.
Ndërsa lidhur me komentin e tij, që zjarri të fikej me lopata, apo dhe motorsharra, Çako u shpreh se ky skenar përdoret edhe jashtë vendit, duke shtuar se flakët nuk shuhen me kompjuter.
“Janë vatra që nuk rrezikojnë jetë njerëzish. Kemi një plan kombëtar, në varësi të situatave që jepen bëjmë organizimin. Ne kemi ditë që kemi angazhuar dhe angazhojmë strukturat qendrore. Pajisjet dhe uniformat mbrojtëse i kanë efektivët e FA, janë aktivizuar. Zjarri nuk fiket me kompjuter, mjetet rrethanore në momente të caktuara shfrytëzohen. Kuptohet janë në varësi të rrethanave të krijuara. FA ka në dispozicion pajisje moderne, falë edhe ndihmës së partnerëve dhe njësive vendore. Ka pasur njësi të caktuara me uniformë, ndërsa njësi të tjera mund të jenë me mjete rrethanore. Më e rëndësishme është mobilizimi dhe të gjithë kanë qenë të mobilizuara. Pasojat që vijnë nga zjarret dëmtojnë ekonominë e fermerëve, gjithsesi detyra është e të gjithëve e jo vetëm e shtetit,”- tha Çako.
TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka reaguar sërish lidhur me largimin e ti nga detyra në ditët kur vendi po përballej me flakët që kish...
TIRANË– Viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë vendin u identifikua si Andrea Haxhiaj, i cili ndërroi jetë teksa po mbronte shtëpinë nga flakët...
DURRËS– Një person është proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi ka shkaktuar ndotjen e ujërave në portin e qytetit.Sipas njoftimit të polici...
MIRDITË– Një kryeplak dhe një inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Mirditë janë proceduar penalisht ditën e sotme, pasi akuzohen për shpërdorim të det...
GJIROKASTËR– Një nga banorët e Gjirokastrës, Zaharaq Londi ka treguar dëmet që i ka shkaktuar zjarri i djeshëm. 68-vjeçari në një pronocim për Fax N...
LEZHË– Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Lezhë ditë e sotmë. Qytetari Rolins Zeqja nga Ishulli i Lezhës ishte i shpallur në kërkim kombëtar ...
GJIROKSTER– Vatra e zjarrit e aktivizuar në fshatin ‘Arshi Lengo’ është neutralizuar falë punës dhe angazhimit të shpejtë të trupave të FA dhe zjarrëfikëseve.Bu...