Makina del nga rruga, humb jetën 18-vjeçari nga Pogradeci (EMRI+FOTO)
4 Gusht 2021, 11:48Nga DOSJA
POGRADEC– Një aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku një 18-vjeçar ka ndërruar jetë.
Nga njoftimi i policisë mësohet se viktima është Mateo Torra, 18 vjeç nga fshati Rodokal i Pogradecit.
Torra ishte pasagjer në makinë tip Opel të drejtuar nga një 22-vjeçar i identifikuar si E.Hidri i cili sipas raportit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Mulliri Katjelit.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Një person është proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi ka shkaktuar ndotjen e ujërave në portin e qytetit.Sipas njoftimit të polici...
MIRDITË– Një kryeplak dhe një inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Mirditë janë proceduar penalisht ditën e sotme, pasi akuzohen për shpërdorim të det...
GJIROKASTËR– Një nga banorët e Gjirokastrës, Zaharaq Londi ka treguar dëmet që i ka shkaktuar zjarri i djeshëm. 68-vjeçari në një pronocim për Fax N...
LEZHË– Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Lezhë ditë e sotmë. Qytetari Rolins Zeqja nga Ishulli i Lezhës ishte i shpallur në kërkim kombëtar ...
GJIROKSTER– Vatra e zjarrit e aktivizuar në fshatin ‘Arshi Lengo’ është neutralizuar falë punës dhe angazhimit të shpejtë të trupave të FA dhe zjarrëfikëseve.Bu...
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës sot nuk ka transport urban! Firma private e transportit urban ka vendosur që të zhvillojë një grevë urie për 24 orë me pretendim...
Aktualitet 4 Gusht 2021, 11:02
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Harris, për qëllime esktradimi, e vënë në pranga tre ditë më parë nga Interpol Tirana, në ...
Njoftimi i policisë: Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndod...