Ekstradohet nga Greqia anëtari i bandës së ’97, ishte dënuar me 20 vite burg. Si i grabiste furgonat me refugjatë që vin
4 Gusht 2021, 12:13Nga DOSJA
GREQI– Bashkim Buzani, 50 vjeç, i shpallr në kërkim ndërkombëtar pasi u dënua me 20 vite burg, është ekstraduar në Shqipëri. 50-vjeçari Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur në Cerrik, të cilët vrisnin dhe grabisnin me armë zjarri. Ky grup, i cili u formua në vitin 1997 dhe njihej si “banda e Cërrikut” grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.
NJOFTIMI I PLOTË:
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg. Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë. Rrethanat e ngjarjes/Në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.
Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër. Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të armatosur me një formë bashkëpunimi të veçantë prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.
Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin. Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë vendin u identifikua si Andrea Haxhiaj, i cili ndërroi jetë teksa po mbronte shtëpinë nga flakët...
DURRËS– Një person është proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi ka shkaktuar ndotjen e ujërave në portin e qytetit.Sipas njoftimit të polici...
MIRDITË– Një kryeplak dhe një inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Mirditë janë proceduar penalisht ditën e sotme, pasi akuzohen për shpërdorim të det...
GJIROKASTËR– Një nga banorët e Gjirokastrës, Zaharaq Londi ka treguar dëmet që i ka shkaktuar zjarri i djeshëm. 68-vjeçari në një pronocim për Fax N...
LEZHË– Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Lezhë ditë e sotmë. Qytetari Rolins Zeqja nga Ishulli i Lezhës ishte i shpallur në kërkim kombëtar ...
GJIROKSTER– Vatra e zjarrit e aktivizuar në fshatin ‘Arshi Lengo’ është neutralizuar falë punës dhe angazhimit të shpejtë të trupave të FA dhe zjarrëfikëseve.Bu...
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës sot nuk ka transport urban! Firma private e transportit urban ka vendosur që të zhvillojë një grevë urie për 24 orë me pretendim...