Aktualitet

Me pushime kur vendi ishte në flakë? Haki Çako: Kam edhe unë familjen time, kisha deleguar një drejtor

4 Gusht 2021, 12:26 Nga DOSJA
Me pushime kur vendi ishte në flakë? Haki Çako: Kam edhe

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka reaguar sërish lidhur me largimin e ti nga detyra në ditët kur vendi po përballej me flakët që kishin pushuar Karaburunin dhe pjesë të tjera të jugut.

Në një intervistë telefonike për ‘News24’, Çako tha se përtej kostumit zytar kishte një familje përtej detyrës si kreu i Emergjencave, duke shtuar se detyrën ia kishte deleguar një drejtori.


“Ndonëse nuk do të desha të flisja për këtë, është histori, një çështje e pakuptimtë. Unë si çdo qytetar tjetër, kam familjen time, nevojat e mia. Kam pasur një vend familjar, dhe kjo u bë çështje. Institucioneve të caktuara e personalizojnë çështjen. Shteti nuk funksionon me emra. Qoftë ai i Haki Çakos, apo i kujtdo, por me struktura. Strukturat përkatëse kanë qenë në kryet të detyrës. Kisha deleguar një drejtor përkatës që ishte duke bërë detyrën e vetë. Janë probleme që nuk duhet të diskutohen më, pasi nuk kanë asnjë vlerë,”- tha ai.

Çako në një intervistë tjetër tregoi se kishte pasur një eveniment familjar që kishet zgjatur dy ditë por nuk e specifikoi se çfarë ishte më e rëndësishme se vendi që digjej.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet haki cako haki çako me leje haki cako haki çako me leje

Sondazh

Poll