Aktualitet

Zbardhet KONTRATA, Ministria e Mbrojtjes ka blerë 6 helikopterë për 78.6 mln euro, ku janë sot mjetet fluturuese

4 Gusht 2021, 14:09 Nga DOSJA
Zbardhet KONTRATA, Ministria e Mbrojtjes ka blerë 6 helikopterë

TIRANË– Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin. Gazetari i A2CNN, Ervin Koçi ka publikuar kontratën e që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë.

Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë gjashtë helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit cugar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.

Dje Ministria e Mbrojtjes ka marrë 2 helikopterë për të ndihmuar nga ajri nga një kompani private, Viva Helicopters, e cila është në gjyq me Ministrinë për një kontratë të prishur para kohe, pikërisht për faktin se ka mjete shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë.

Pse nuk përdoren mjetet që ka blerë ministria?

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet helikopteret ne shqiperi zjarret ne shqiperi helikopteret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:39

Merr flakë shtëpia në Dukat të Vlorës

VLORË– Një shtëpi mësohet se është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak për zjarrin është ...

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:35

TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja nuk ka dhënë lajme të mira në lidhje me parashikimin e motit, në këto ditë të nxehta gushti, në të cilat shpresohet të ket...