Aktualitet

“Do të marr me mbathje në 03:00 të mëngjesit”/ Banorët e Lumasit në grevë pas dhunës policore, nisin problemet me sh

4 Gusht 2021, 11:46 Nga DOSJA
“Do të marr me mbathje në 03:00 të mëngjesit”/

KUÇOVË– Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë hyrë sot në ditën e dytë të protestës së tyre, ku edhe kanë denoncuar se Policia e Shtetit ka ushtruar ndaj tyre dhunë psikologjike, por edhe fizike. Grevistët, të cilët protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit, që do të marrë ujin e burimit të Sinecit, kanë nisur që të kenë edhe komplikacionet e para me shëndetin.

Shumë prej tyre janë të moshës mbi 65 vjeç dhe kanë nisur që të shfaqin shenja të hipertensionit (tensionit të lartë). Pas vizitës që u bëri, mjeku Erjon Sula u shpreh se greva duhet të ndërpritet menjëherë dhe ata të pinë ilacet pasi shëndeti i tyre është në gjendje kritike.

Do të marr me mbathje në orën 3 të natës nga krevati, unë për ta zbutur i thashë ‘mos qofshin si të Shukriut ato mbathje”. Ne jemi munduar me lule dhe buqeta. I kemi dhënë ujë dhe lule, i kemi trajtuar tamam. Policët nuk i rezistojnë dot diellit, ne fshatarët rezistojmë ne. Atëherë bëhen agresivë ndaj nesh,”-tha njëri prej protestuesëve.

Një tjetër tregon se vetë efektivët, iu ankoheshin duke thënë se kishin marrë urdhër që t’i dhunonin, dhe se pa dorëheqjen e Veliut thonë se nuk do të tërhiqen nga greva.

“Gruan time e kanë nxirë dhe e kanë bërë blozë, mua më kanë shembur supin, këtij i kanë thyer dorën. Është bërë vetëm me urdhër të Ardi Veliut, policët na rrahin dhe na thonë pastaj ”ore nuk kemi faj, se kështu na urdhërojnë”. Ai ose të japë dorëheqjen, ose ta shkarkojmë, ne do ngordhim për një kothere bukë, ose do ikim si ata muxhahedinët që kanë sjellë këtu te neve. Unë kam hyrë në grevë, me besim vetëm te zoti që është lart, dhe te SPAK-u. Ne do rrimë këtu deri në vdekje. Jam betuar. Nuk lëviz nga kjo. Dua të rrij këtu, ndryshe i jepja çelësat Ramës dhe t’ja jepte korrupsionit,”- tha një tjetër grevist.  


Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”. Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste greva e banoreve te lumasit policia e shtetit banoret e lumasit ne proteste greva e banoreve te lumasit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 11:02

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda  Harris, për qëllime esktradimi, e vënë në pranga tre ditë më parë nga  Interpol Tirana, në ...