Kanabis në Mirditë, procedohen penalisht kryeplaku i fshatit dhe 1 inspektor pyjesh për shpërdorim detyre
4 Gusht 2021, 11:36Nga DOSJA
MIRDITË– Një kryeplak dhe një inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Mirditë janë proceduar penalisht ditën e sotme, pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës.
Policia ka bërë me dije sebëhet fjalë për kryeplakun e fshatit Brisë me iniciale N.K dhe inspektorin për Pyjet dhe Mjedisin me iniciale A.Q pasi ata kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Brisë dhe inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Brisë. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: N. K., me detyrë kryeplak i fshatit Brisë dhe A. Q., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. Evidentohet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Një nga banorët e Gjirokastrës, Zaharaq Londi ka treguar dëmet që i ka shkaktuar zjarri i djeshëm. 68-vjeçari në një pronocim për Fax N...
LEZHË– Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Lezhë ditë e sotmë. Qytetari Rolins Zeqja nga Ishulli i Lezhës ishte i shpallur në kërkim kombëtar ...
GJIROKSTER– Vatra e zjarrit e aktivizuar në fshatin ‘Arshi Lengo’ është neutralizuar falë punës dhe angazhimit të shpejtë të trupave të FA dhe zjarrëfikëseve.Bu...
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës sot nuk ka transport urban! Firma private e transportit urban ka vendosur që të zhvillojë një grevë urie për 24 orë me pretendim...
Aktualitet 4 Gusht 2021, 11:02
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Harris, për qëllime esktradimi, e vënë në pranga tre ditë më parë nga Interpol Tirana, në ...
Njoftimi i policisë: Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndod...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka akrivizuar Mekanizmin e Mrojtjes Civile duke marrë shkas nga zjarret që kanë pushtuar shumë vende të Evropës përfshirë dhe vendin ...
FIER- Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike dhe mbajtjen pa leje të armëve të gjahut ka rënë në prangat e policisë së Fi...