Kapet me kanabis dhe thikë në Dhërni, në pranga një 22-vjeçar, një tjetër i ri procedohet pasi u kap me kokainë
4 Gusht 2021, 11:07Nga DOSJA
VLORË– Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Dhërmi pasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabis attiva dhe një armë e ftohtë (thikë).
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 23-vjeçar pasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestuan në flagrancë shtetasin: R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë)”,
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë”,
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës sot nuk ka transport urban! Firma private e transportit urban ka vendosur që të zhvillojë një grevë urie për 24 orë me pretendim...
Aktualitet 4 Gusht 2021, 11:02
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Harris, për qëllime esktradimi, e vënë në pranga tre ditë më parë nga Interpol Tirana, në ...
Njoftimi i policisë: Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndod...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka akrivizuar Mekanizmin e Mrojtjes Civile duke marrë shkas nga zjarret që kanë pushtuar shumë vende të Evropës përfshirë dhe vendin ...
FIER- Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike dhe mbajtjen pa leje të armëve të gjahut ka rënë në prangat e policisë së Fi...
GJIROKASTËR– Vatra e zjarrit në fshatin ‘Arshi Lengo’ është riaktivizuar ditën e sotmë pasi u shua dje.Këtë herë zjarri ka përfshirë kodrën e Shën Triadhes...
LUSHNJE– Kastriot Hasalla, i dyshuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e babait dhe dy vëllezërve të tij, ka dalë para gjykat...