Aktualitet

‘Dalim me minus’/ Proteston firma private, Shkodra pa transport urban për 24 orë: Kemi vështirësi, duam subvencionim nga

4 Gusht 2021, 11:04 Nga DOSJA

SHKODËR– Qyteti i Shkodrës sot nuk ka transport urban! Firma private e transportit urban ka vendosur që të zhvillojë një grevë urie për 24 orë me pretendimin se po hasin në vështirësi financiare. Përfaqësuesi i firmës private ka bërë një kërkesë zyrtare duke kërkuar nga shteti subvencionim pasi e kanë të përballojnë krizën ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas pretendimit, çmimi i naftës është rritur, por ndërkohë numri i udhëtarëve që frekuentojnë transportin urban është ulur duke i nxjerrë me para më pak. Por nuk ka ankesa vetëm për pasagjerët por edhe për furgonat e palicencuar që qarkullojnë në qytet për transportin e qytetarëve.

Lidhur me grevën 24 orëshe të tyre, Bashkia Shkodër thotë se është njoftuar përmes mediave lidhur me ndalimin e punës nga ana e operatorit, i cili është licensuar për ofrimin e transportit urban në Shkodër.

“Bashkia e Shkodrës kërkon nga operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk respektimin e kontratës, respektimin e licencës në bazë të ligjit. Në asnjë rast Bashkia Shkodër nuk mund të veprojë kundër ligjit. Kujtojmë se subvencioni për grupet në nevojë nuk është miratuar me ligj, edhe pse Bashkia Shkodër ka bërë disa kërkesa të tilla gjatë gjithë këtyre viteve. Deri më sot Bashkia Shkodër në bazë të ligjit, ka dhënë subvencion për studentët, të cilët mund të aplikojnë për marrjen e subvencionit të biletës për transportin urban qytetas në Shkodër,”-thuhet ndër të tjera në reagim.

Njoftimi i Bashkisë:

Bashkia Shkodër, bazuar në legjislacionin shqiptar ka hapur në vitin 2018 konkurrimin publik për të gjithë operatorët e interesuar, të cilët kanë aplikuar për shërbimin urban në qytet. Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk ka aplikuar sipas kritereve dhe kushteve të konkurrimit, ku disa nga ato kanë qenë itinerari, standarti i mjeteve që duhet të përdorin dhe tarifa e miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Meqenëse firma ka aplikuar brenda kritereve duke pranuar itinerarin, ndalesat, kushtet teknike të mjeteve dhe tarifën e miratuar, Bashkia Shkodër ka vijuar me dhënien e licencës përkatëse për një periudhë 5 vjeçare. Bashkia e Shkodrës kërkon nga operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk respektimin e kontratës, respektimin e licencës në bazë të ligjit. Në asnjë rast Bashkia Shkodër nuk mund të veprojë kundër ligjit.

Në kushtet kur ka një licencë me kritere të mirëpërcaktuara, Bashkia Shkodër dhe operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk janë të detyruar dhe kanë përgjegjësinë të zbatojnë kontratën. Lidhur me kërkesat e paraqitura nga operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk Bashkia Shkodër do të përcjellë dikasterit përkatës kërkesën për të vlerësuar rishikimin e normativave ligjore për subvencionin për grupet në nevojë, të cilat deri tani nuk janë të parashikuara me ligj .

Kjo do të shërbente për të rritur shërbimin për njerëzit në nevojë, duke ndihmuar kësisoj qeverisjen vendore por edhe operatorin Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk. Kujtojmë se subvencioni për grupet në nevojë nuk është miratuar me ligj, edhe pse Bashkia Shkodër ka bërë disa kërkesa të tilla gjatë gjithë këtyre viteve. Deri më sot Bashkia Shkodër në bazë të ligjit, ka dhënë subvencion për studentët, të cilët mund të aplikojnë për marrjen e subvencionit të biletës për transportin urban qytetas në Shkodër. Bashkia Shkodër do të vazhdojë të zbatojë ligjet dhe kësisoj kërkon të bëhet nga të gjithë kjo gjë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per urbanet ne shkoder shkoder protesta per urbanet ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 11:02

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda  Harris, për qëllime esktradimi, e vënë në pranga tre ditë më parë nga  Interpol Tirana, në ...

Aktualitet 4 Gusht 2021, 09:17

KURBIN– Një 28-vjeçar nga fshati Fushë Kuqe është arrestuar ditën e sotme në Kurbin pasi u kap në qarkullim nga policia e Kurbinit me 2 armë zjarri...