Sport

Luiza Gega mbyll garën në finalen e 3000 metrave me pengesë, atletja shqiptare arrin në vendin e…

4 Gusht 2021, 11:12 Nga DOSJA

TOKIO– E gjithë Shqipëria i kishte sytë te Luiza Gega. Atletja kuqezi zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesë. Atletja shqiptare e mbylli garën në vendin e 13-të me kohën 9.34.10

Në fakt ishte një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria do të marrë pjesë në finalen e Lojërave Olimpike. Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.

32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport luiza gega tokio 2020 luiza gega tokio 2020

Sondazh

Poll