Sport

Tokio 2020/ Ngacmoi një punonjëse në hotel, Federata e Egjiptit përjashton nga skuadra futbollistin Magdy

3 Gusht 2021, 17:53 Nga DOSJA
Tokio 2020/ Ngacmoi një punonjëse në hotel, Federata e Egjiptit

JAPONI– Futbollisti Abdelrahman Magdy është përjashtuar nga skuadra olimpike e Egjiptit për shkak se ka ngacmuar një punonjëse të hotelit ku qëndronte skuadra. Federata egjiptiane ka hapur një hetim ndaj lojtarit dhe madje institucioni i futbollit ka dalë në një deklaratë në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

“Gjatë qëndrimit të ekipit në Japoni ne morëm një ankesë kundër Abdelrahman Magdy për sjellje të pahijshme ndaj një punonjëse të hotelit.Ka mundësi që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të dallimeve gjuhësore dhe kulturore. Pas kthimit në Egjipt ne vendosëm që Abdelrahman të pezullohet derisa të merret një vendim dhe hetimi të ketë përfunduar.”

Ndërkohë lojtari që aktivizohet në Egjipt me Ismaily ka reagur në rrjetin social Instagram.“Vendimi është e çuditshme. Dhe është e çuditshme që këto thashetheme dhe gënjeshtra po përhapen pa bazë. Nuk bëra asgjë. Dhe unë do t’i përgjigjem këtyre akuzave këtë mbrëmje.” Ishte postimi i lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport abdelrahman magdy egjipt tokio 2020 abdelrahman magdy egjipt tokio 2020

Sondazh

Poll