Sport

VIDEO/ Askush si atleti norvegjez, Warholm vendos rekord të ri në 400 metra me pengesa

3 Gusht 2021, 18:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Askush si atleti norvegjez, Warholm vendos rekord të ri në 400

JAPONI-Karsten Warholm prodhoi një nga rekordet më të bujshme në historinë e Olimpiadës për të marrë medaljen e artë në 400 metra me pengesa për meshkuj në Tokio 2020.Norvegjezi regjistroi një kohë të shpejtë prej 45.94 sekonda, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm në kampionatin Botëror.

Përfundimisht 25-vjecari norvegjez u bë i pari atlet që zbret poshtë murit të 46”, për të ndalur kronometrin në kohën e paimagjinueshme 45”94, duke përmirësuar rekordin e tij me pothuajse trecerek sekonde. Në vendin e dytë përfundoi Rai Benjamin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq podiumi u plotësua nga 21-vjeçari brazilian Alison dos Santos me kohën 46”72.

 

I knew they were gonna have to beat the WR to win, but BOTH SHATTERED the WR!!! Karsten Warholm 45.94 and @_Kingben_ 46.17!!! Best race ever!!! #Tokyo2020 #Olympics ???? 400m H
Three of the four fastest times ever ran!! Dos Santos ?? 46.72!! ???? OMG!! pic.twitter.com/t4LzZOMDcX

— Tim Dennis (@TDennisSportTog) August 3, 2021

“Nuk mund ta besoj kohën, është kaq e shpejtë! Shumë herë më pyesin për garën perfekte … Unë thashë që nuk ekzistonte, por kjo është gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë. Nuk mund ta përshkruaj se sa e rëndësishme është kjo për mua. Kjo është ajo që bëj në mëngjes deri në mbrëmje.” Ishte komenti i atletit norvegjez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport karsten warholm tokio 2020 karsten warholm tokio 2020

Sondazh

Poll