Sport

I thyejnë xhamin e makinës dhe i marrin të gjitha kujtimet e Olimpiadës, notari italian lutet: Jap shpërblim nëse mi rikth

3 Gusht 2021, 18:25 Nga DOSJA

ITALI-Notari italian Lorenzo Zazzeri nuk është pritur mirë në Itali pas rikthimit nga Tokio. Sportisti ia doli të fitonte medaljen e argjendë në stilin e lirë 4×100, megjithatë mëngjesi nuk ishte i mbarë për sportistin. Në makinën e notarit gjendej një çantë me të gjitha kujtimet e Olimpiadës, teksa ai vetë zbuloi në rrjetet sociale,duke treguar atë që ndodhi dhe ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e tij.

Zazzeri e kishte lënë makinën para pishinës Bellariva, ku kishte shkuar për të festuar këtë arritje me miqtë e tij. Kur u kthye në makinë, zbuloi se xhami i makinës ishte thyer dhe çanta ishte zhdukur. Brenda ishin të gjitha kujtimet e aventurës olimpike përveç medaljes së argjendtë, të cilën për fat e kishte në qafë.

Postimi i notarit

“Sot, më 3 gusht, rreth orës 13:30 disa persona thyen xhamin e makinës sime para pishinës Bellariva në Firence. Ndërsa po kaloja për të përshëndetur shokët e mi, pashë që më kishin vjedhur kujtimet e mia në Lojërat Olimpike, përfshirë GoPro dhe ipad me të gjitha videot e Olimpiadës dhe suveniret për familjen time. Unë u bëj thirrje hajdutëve, nëse i lexoni ndonjëherë të gjitha këto, ju kërkoj të ktheni kujtimet e mia në Pishinën e Bellarive. Unë jam gjithashtu i gatshëm të paguaj një ‘shpërblim’ për t’i kthyer ato.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia lorenzo zazzeri tokio 2020 italia lorenzo zazzeri tokio 2020

Sondazh

Poll