Sport

Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya largohet nga Tokio, fluturon për në Vjenë, ndryshon avion në moment të fundit

4 Gusht 2021, 07:51 Nga DOSJA
Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya largohet nga Tokio, fluturon për

JAPONI– Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya është larguar nga Japonia me një aeroplan për të shkuar në Vjenë, pasi refuzoi që të kthehej në atdhe. 24-vjeçarja, e cila kërkoi strehim politikë në ambasadën polake të Tokios, pritej që të fluturonte për në Varshave, por plani u ndërrua në momentin e fundit. 

Tsimanouskaya ishte nën kujdesin e shërbimeve diplomatike të Polonisë dhe itinerarin e fluturimit nuk e japim asnjëherë për arsye sigurie,”– tha zëvendësministri i jashtëm polak, Marcin Przydacz. E maskuar dhe e veshur me xhinse blu ajo mbërriti në aeroport me një furgon, e shoqëruar nga Policia dhe nuk foli me asnjë gazetar.

Ajo refuzoi që të kthehej për në Bjellorusi të dielën, duke pretenduar se rrezikonte shumë pasi u dërgua për të garuar në Lojrat Olimpike pavarësisht dëshirës së saj. Ditën e kthimit, Tsimanouskaya iu lut policisë së aeroportit që të ndërhynin në momentin kur anëtarë të skuadrës nga vendi i saj po përpiqeshin që ta fusnin në avion.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka vendosur kontroll të plotë në vendin e tij që prej vitit 1994. Por në vitin që lamë pas u përball me protestat më të mëdha ndonjëherë, që u pasuan nga humbja e tij e zgjedhjeve. Megjithatë ai nuk e pranon rezultatin dhe pretendon për manipulimin e votimeve, ndërsa udhëroi që të goditen të gjithë kundërshtarët e tij. Mes protestuesëve kishte dhe atletë bjellorusë, të cilët u burgosën, duke përfshirë basketbollisten olimpike Yelena Leuchanka dhe sportistin Andrei Krauchanka. Të tjerët humbën punësimin e tyre në shtet ose u hoqën nga ekipet kombëtare për mbështetjen që i dhanë opozitës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport krystsina tsimanouskaya krystsina tsimanouskaya

Sondazh

Poll