Sport

Ancelotti dhe Real Madrid në hall, ylli i mesfushës dëmtohet dhe nuk dihet kur do të rikthehet

3 Gusht 2021, 20:41 Nga DOSJA
Ancelotti dhe Real Madrid në hall, ylli i mesfushës dëmtohet dhe

SPANJË– Aventura e Carlo Ancelottit në stolin e Real Madrid nis mes telasheve.Përveç se merkato ka ngecur, pa u shitur ose larguar lojtarë, nuk vjen askush, tashmë është dëmtimi i titullarit dhe liderit të mesfushës Toni Kroos.

Futbollisti ka bërë të ditur se vuan nga pubalgjia dhe ka nevojë të rikuperohet nga një problem i tillë, lajm i konfirmuar edhe nga klubi i cili bëri të ditur se situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga dita në ditë.

Por riaftësimi nga probleme të tilla shpesh kërkon kohë dhe ndërhyrje kirurgjikale, me mungesat që kanë shkuar deri në një muaj e gjysmë në rastet normale.Edhe sezonin e shkuar te Real Madrid ka pasur probleme të shumta me dëmtimet dhe shpresohet që mos të përsëritet e njëjta situatë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ancelotti real madrid toni kroos ancelotti real madrid toni kroos

Sondazh

Poll