Aktualitet

E RËNDË në Zvicër/ 60-vjeçari vret të dashurën shqiptare, shoqen e saj dhe veten, i kishte marrë peng

1 Qershor 2019, 11:43 Nga DOSJA
E RËNDË në Zvicër/ 60-vjeçari vret të

ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 60-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij shqiptare së bashku me shoqen e saj dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Gjithçka ndodhi të premten, një ditë më aprë në Zyrih, teksa mësohet se autori, origjina e tij nuk bëhet e ditur, kishte marrë të dyja vajzat peng.

E dashura e tij është 34-vjeçe me inicialet I.S., me origjinë nga Kamenica, kurse për shoqen e saj nuk bëhet e ditur asnjë e dhënë.

Kanë qenë fqinjë të zonës që kanë telefonuar policinë pasi kishin vënë re rëmbimin e dy grave shqiptare.

Blick.ch, shkruan se policia kishte mbërritur në vendgjarje menjëherë pas telefonatës, por pengmarrësi u ka kërkuar oficerëve të qëndrojë larg.

Mësohet se ai ka treguar se kishte dy gra peng dhe i kërcënoi t’i qëllonte ato nëse policia nuk tërhiqet  menjëherë.

Por pas disa orësh pritje, dëgjohen disa të shtëna në apartament. 60-vjeçari kishte vrarë dy vajzat dhe veten.

Ndërkaq, nuk dihen shkaqet që sollën tragjedinë. Informacionet e para tregojnë se mund të behet fjalë për çështje parash ose për xhelozi.

Të dhëna të tjera tregojnë se shoqja e shqiptyares ishte ndodhur thjesht në vendin e gabuar dhe se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Të dyja vajzat jetonin bashkë, kurse 60-vjeçari disa lagje larg tyre.

 

 

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 60-vjeçari vret dy grate dhe veten 60-vjecari vret te dashuren shqiptare e rende ne avicer 60-vjeçari vret dy grate dhe veten 60-vjecari vret te dashuren shqiptare e rende ne avicer

Sondazh

Poll