Bota

Lufta me zjarret, Greqia ‘nën pushtetin’ e flakëve, vetëm 40 vatra janë ndezur ditën e sotme

3 Gusht 2021, 19:04 Nga DOSJA
Lufta me zjarret, Greqia ‘nën pushtetin’ e flakëve,

GREQI- Greqia prej më shumë se 2 javësh është nën pushtetin e flakëve. Protothema shkruan se deri tani në të gjithë vendin janë 81 vatra aktive zjarri ndërkohë që vetëm sot u ndezën 40 të tilla. Frontet kryesore dhe më të rrezikshme të vatrave të zjarrit janë Varybobi, fshati Olimpik dhe Tatoi.

Zjarrfikësit së bashku me efektivët e policisë dhe ushtrisë pritët që të jenë në gadishmëri gjithë natën në këto zona për shkak të ashpërsisë së flakëve. Relievi i ashpër dhe erërat e forta kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtëi në shumë zona.

Shumë banorë të zonave më të prekura nga zjarret janë evakuuar në hotele. Ndërkohë që kjo situatë pritet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera duke marrë parasysh temperaturat e larta që janë në Greqi. Por fatmirësisht në Greqi deri tani nuk ka asnjë viktimë nga zjarret, por dëmet në banesa janë shumë të mëdha.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarret ne greqi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll