Aktualitet

Videoja që shokoi rrjetin/ Adoleshenti dhunohet nga bashkëmoshatarët, të miturit në kërkim nga policia

1 Qershor 2019, 10:32 Nga DOSJA
Videoja që shokoi rrjetin/ Adoleshenti dhunohet nga

TIRANË– Edhe pse ende të mitur, disa adoleshentë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Shkak është bërë publikimi i një videoje, ku ata janë filmuar duke dhunuar barbarisht një bashkëmoshatar.

Në videon e siguruar nga BalkanWeb, një adoleshent është detyruar që të gjunjëzohet para shokëve të tij dhe të thotë fjalë të turpshme, në të kundër do të dhunohej prej tyre. 

Ndërkohë që disa herë tenton që të bëjë rezistencë, i mitur dhunohet nga bashkëmoshatarët. I rrethuar prej tyre, i mituri filmohet edhe duke u dhunuar.

Videoja u është shpërndarë 6 komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet. Mëgjithashtë nuk përjashtohet mundësia që rasti të ketë ndodhur në ndonjë qytet tjetër.

Ky fenomen është i njohur në të gjithë botën si “bullizëm”, e cila nuk është gjë tjetër veçse dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër .

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adoleshenti dhunohet nga bashkemoshataret bullizem adoleshenti dhunohet nga bashkemoshataret bullizem

Sondazh

Poll