Aktualitet

U arrestua për vrasjen e ish-policit Bilali, Gjykata lë në burg Gjergj Cukalin

1 Qershor 2019, 10:27 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e ish-policit Bilali, Gjykata lë në burg

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, i arrestuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali. (Lexo këtu)

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka dëgjuar për rreth dy orë pretendimet e palëve duke vendosur më pas masën e sigurisë për të arrestuarin.

Gjatë seancës, mësohet se Cukali nuk ka folur, ndërsa prokuroria provën më të fortë ka ADN-në e gjetur.

Gjergj Cukali u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e Arben Bilalit. Cukali është zbuluar nga ADN-ja e gjetur në automjetin që u përdor për ekzekutimin e ish-policit. 40-vjeçari njihet si një person me precedentë penalë. Ai njihet si ‘i forti’ i Myslym Shyrit dhe për miqësinë që ka me Emilajno Shullazin. 

Ish-polici Arben Bilali, 50 vjeç u vra me armë zjarri më datë 30 janar teksa po ecte në drejtim të banesës së tij. 15 plumbat e qëlluar mbi ish-policin e lanë të vdekur në vend.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali arrestohet gjergj cukali gjergj cukali gjykata e tiranes vrasja e ish-policit arben bilali arrestohet gjergj cukali gjergj cukali gjykata e tiranes vrasja e ish-policit

Sondazh

Poll