Aktualitet

Plagosi me thikë 16-vjeçarin gjatë sherrit mbrëmë në Tiranë, identifikohet autori

3 Gusht 2021, 09:06 Nga DOSJA
Plagosi me thikë 16-vjeçarin gjatë sherrit mbrëmë

TIRANË– Identifikohet autori i plagosjes së një 16-vjeçari në Tiranë, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Zhan D’ark”.

Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta është një 27-vjeçar me iniciale N. K., i cili ka qëlluar me thikë të miturin, i cili ka përfunduar në spital.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset i mituri ne tirane policia e shtetit tirane plagoset i mituri ne tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll