Aktualitet

Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20-vjeçari në Kukës

3 Gusht 2021, 09:03 Nga DOSJA
Po transportonte emigrantë të paligjshëm me

KUKËS– Vijon operacioni “Morina”! Policia ka prangosur në flagrancë Elket Osmanin, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt kufirit të Morinës, ndërsa veç tij u prangos edhe një i shpallur në kërkim. Në pranga u vendos Besnik Metallari, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës dhe DVKM Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, në vijim të operacionit policor koduar “Morina”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë një tjetër shtetas, me iniciale: E. O., 20 vjeç, banues në fshatin Martanesh, Bulqizë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur ” Ura e Drinit të Zi”, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Touareg”, shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Touareg” dhe një telefon.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit B. M., 52 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit B. M. iu gjetën një sasi parash dhe sende të tjera. Shtetasi B. M. do t’i dorëzohet DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik metallari elket osmani operacioni besnik metallari elket osmani operacioni

Sondazh

Poll