Konflikt për motive të dobëta, shkelje e rregullave të qarkillimit, arrestohen dy persona shpallet në kërkim një tjetër
3 Gusht 2021, 08:44Nga DOSJA
TIRANË– Policia e shtetit ka njoftuar se është shpallur në kërkim një 27-vjeçar me iniciale N.K pasi ka plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Zhan D’ark”.
Është bërë edhe arrestimi i një 23 vjeçari, i cili po drejtonte automjetin pa leje qarkullimi si dhe është arrestuar një 55-vjeçar, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Sh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; A. K., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Më datë 03.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.K., 48 vjeç, pasi është përfshirë në një aksident me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. L., i cili pas marrjes të ndihmës mjekësore, u largua për në banesë. Paraprake: Është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasi E. H., rreth 50 vjeç, pasi ditën e djeshme dyshohet se me një mjet prerës ka dëmtuar damarët e dorës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Zjarri, i cili përfshiu fshatin Palokastër është vënë nën kontroll gjatë natës por ka djegur rreth 5 hektar kullotë. Në këtë aksion u an...
GREQI– Një krim makabër ka tronditur Greqinë, ku djali ka vrarë të atin duke e masakruar me thikë pas shpinë. Protothema ka zbuluar detaje nga vrasja, duk...
TIRANË– Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë lidhur me vendimin për të pezulluar ndërtimin e HEC-eve në luginën e Valbonës. Në vendimin e sig...
TIRANË– Një sherr i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku dy të rinj janë filmuar duke grushtuar dhe shkelmuar me forcë n...
Një nga bashkitë pa kryetar është Vora. Në fillim u largua kryetari i zgjedhur Agim Kajmaku, që u kap nga dekriminalizimi. Më pas u drejtua nga dy nënkryetarët,...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dëbuar një prej autorëve për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Grid Leno është i vetmi i dënuar me 1 vit e 2 ...
GREQI– Florand Shehu, 40-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Anisa ka treguar gjithë momentin e vrasjes para hetuesëve. Sipas ...
LEZHË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lëzhë-Shkodër ku si pasojë ka mnëtur e lënduar një këmbësore, e cila po transportohet në spitalin e T...