Aktualitet

Kishin mbjellë drogë në Krrabë/ Policia arreston 31-vjeçarin, bashkëpunëtori arrin t’i shpëtojë, largohet me vrap mes

3 Gusht 2021, 08:47 Nga DOSJA
Kishin mbjellë drogë në Krrabë/ Policia arreston

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 31-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi dyshohet se kanë mbjellë lëndë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë të Vogël. Ardit Dishi është arrestuar në flagrancë, pranë vendit ku kishin mbjellë lëndën narkotike. Ndërsa L. B., është ende në kërkim. Ky i fundit, kur ka parë uniformat blu, i ka kanosur dhe është larguar në thellësi të pyjeve.

Njoftimi i plotë:

Elbasan

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim policor bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim policor bashkautori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Ky shtetas, kur ka parë shërbimet e Policisë që po ushtronin kontroll në territor, i ka kanosur ata dhe ka mundur të largohet në një zonë të pyllëzuar. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. B., për moskallëzim krimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardit dishi elbasan gjykata e elbasanit ardit dishi elbasan gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll