Aktualitet

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, Policia identifikon dy nga autorët, pritet arrestimi i tyre

3 Gusht 2021, 08:41 Nga DOSJA
Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, Policia

GJIROKASTËR– Zjarri, i cili përfshiu fshatin Palokastër është vënë nën kontroll gjatë natës por ka djegur rreth 5 hektar kullotë. Në këtë aksion u angazhuan 30 forca zjarrfikëse nga repartet e Gjirokastrës, Dropullit e Libohovës, ndërsa në terren u angazhuan edhe 20 ushtarë të Forcave të Armatosura.

Deri më tani dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi, Policia e Gjirokastrës ka rënë në gjurmët e tre personave të dyshuar për vënien e zjarrit ku dy prej tyre janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre. Gjithashtu mëngjesin e sotëm është arritur të lokalizohen flakët në Lunxheri, ku  janë djegur 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arrore, dru frutore dhe vreshtari.

LAJMI KRYESOR: 0 leksione nga Turqia! Zjarri vazhdon ende në jug, Peleshi dhe Çako ndërpresin pushimet, mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, ministri: Situatë serioze, edhe sot do ndërhyjmë nga ajri

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne palokaster zjarre ne shqiperi zjarr ne palokaster zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll